75 Mall Live Search
08:45 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / Z S

Katër të lënduar nga një vetaksident në Dren të Zubin-Potokut

Katër persona janë lënduar pas një vetaksdeti në fshatin Dren të Zubin- Potokut.

Sipas policisë në aksidentin e ndodhur të enjten ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh.

Raporti policor:

Fsh. Dren, Mitrovicë- Veri 12.02.2026-09:45. Është raportuar për një vetaksident trafiku ku e përfshirë ka qenë një veturë udhëtarësh. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar shoferja femër kosovare dhe tre pasagjerët (dy meshkuj dhe një femër kosovare), të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor./Indeksonline/