75 Mall Live Search
08:50 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / L A

LeBron James thyen edhe një rekord të madh të NBA

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, po vazhdon të thyejë rekorde.

James, në ndeshjen ndaj Dallas Mavericks ka shënuar një “Triple-Double” duke u bërë i vetmi 41-vjeçar në histori të NBA-së që arrin këtë gjë.

28 pikë, 10 reboundsa dhe 12 asistime ishte totali i kontributit të “King James” në këtë ndeshje.

Lakers, kujtojmë se e mposhti Dallas Mavericksin me rezultat bindës 104-124./IndeksOnline/