75 Mall Live Search
09:51 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / Z S

“Çike çike luje belin”, Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka nisur zyrtarisht epokën e saj të re muzikore me publikimin e këngës së parë nga albumi i ri vizual, “Dirty Blonde”.

Projekti vjen si paralajmërimi i parë i albumit të shumëpritur “I Like You Better Than Me”, i cili tashmë ka ngjallur interes të madh te fansat.

Kënga është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe shënon vetëm fillimin e një serie prej gjithsej 13 këngësh që do të lansohen gradualisht.

Po në të njëjtën ditë, artistja publikoi edhe një video përmbledhëse me fragmente nga të gjitha këngët e albumit, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pjesa nga kënga Çike Çke.