75 Mall Live Search
13:41 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / L A

Merr fund “saga”, Upamecano vazhdon kontratën me Bayernin

Dayot Upamecano do të qëndrojë te Bayern Munichu.

Kjo pasi që francezi, ka vendosur ta vazhdojë kontratën me klubin bavarez, duke i dhënë fund “sagës” së krijuar së fundi.

Kontrata e tij e re do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2030.

Upamecano, ka deri tani 180 paraqitje, ku ka fituar 3 tituj të Bundesliga si dhe 3 herë Superkupën gjermane./IndeksOnline/