Kirurgu jep lajme shqetësuese për lëndimin e sportistes legjendare: Mund të ketë pasoja për gjithë jetën
Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn ka pasur një tronditje të madhe në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.
Kjo pasi që amerikanja, pësoi një rënie të rëndë gjatë një vrapimi në zbritje pas vetëm 12 sekondash, gjë që e detyroi të dërgohej në spital dhe t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Vonn, madje postoi një foto në “Instagram” nga spitali duke bërë 3 operacione në një ditë.
Vonn hyri në Lojërat Olimpike aktuale me ligamente të këputura në gjurin e majtë. Këto, sipas Sonnery-Cottet, nuk përbënin problem, por proteza në gjurin e djathtë përbënte një rrezik. Ai më pas shpjegoi më tej se përdorimi i një fiksuesi të jashtëm nënkuptonte se dëmtimi i saj nuk mund të zgjidhej menjëherë.
“Qëllimi i saj sot është kryesisht të shpëtojë këmbën dhe të jetë në gjendje të ecë përsëri. Nuk mendoj se jemi ende në fazën e diskutimit për një rikthim në skijimin e nivelit të lartë. Disa lëndime si i saji mund të përfundojnë me amputim”, deklaroi Sonnery-Cottet./IndeksOnline/

