Arbeloa: Humbja 4-0 e Barcelonës, pyeteni Flickun
Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ka qenë së fundi në konferencë.
Para ndeshjes së nesërme ndaj Real Sociedadit, Arbeloa foli rreth përgatitjeve për nesër si dhe për ndeshjen e play-offit ndaj Benficës.
Më tutje, u pyet dhe për rezultatin e gjysmëfinales së djeshme, ku Atletico mposhti Barcelonën me rezultatin 4-0.
Ai dha një përgjigje rreth kësaj, ku “thumboi” Flick për deklaratat e tij të fundit.
“Çfarë ndodhi mbrëmë në Kupën e Mbretit? Pyetni Barcelonën, pyetni Flick”, u shpreh Arbeloa.
Kujtojmë se ndeshja Real Madrid-Real Sociedad, luhet nesër në “Bernabeu”./IndeksOnline/

