75 Mall Live Search
16:49 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / F.R

PDK nuk e mbështet propozimin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026

PDK nuk e ka mbështetur propozimin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

Lajmin e bëri të ditur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Arian Tahiri.

Ai tha se ky ligj përbëhet nga më shumë se 700 faqe, andaj kërkojnë kohë tre ditë që ta shohin materialin.

“PDK nuk e mbështet, dje e kemi argumentu vullnetin dhe gatishmërinë që shteti të mos bllokohet duke e mbështetur vazhdimin për muajin mars. Jemi tolerant që mos të ketë proces të rregullt, të ketë procedura të . Nevojitet afat minimal 3 ditë që edhe deputet ta shohin materialin”, tha Tahiri.