Natë makthi për PSG-në, Rennes shënon fitore bindëse
Skuadra e Rennes ka bërë befasinë e mbrëmjes në kampionatin francez.
Në ndeshjen e javës së 22-të, Rennes e mposhti kampionin në fuqi dhe liderin aktual të Ligue 1, PSG-në, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Rennes ishte kërkuese që nga fillimi i ndeshjes, derisa shkoi në pushim me epërsi prej një goli, pasi Mousa Tamari shënoi në minutën e 34-të.
Esteban Lepaul dyfishoi rezultatin në minutën e 69-të, derisa pas tre minutave, Ousmane Dembele ngushtoi rezultatin në 2-1.
Golin e sigurisë për Rennes e shënoi Breel Embolo, në minutën e 81-të.
PSG-ja vazhdon të jetë në krye të tabelës me 51 pikë, derisa Rennes me këtë fitore është ngritur në vendin e pestë, me 34 pikë./IndeksOnline/

