Një suedeze arrestohet te Dheu i Bardhë
Një shtetase e Suedisë është arrestuar në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës nëntë, raporton IndeksOnline.
Sipas policisë, e dyshuara është arrestuar në bazë të urdhëresës së gjykatës. E njëjta ishte në kërkim policor.
Pas arrestimit, e dyshuara është dërguar në vuajtje të dënimit./IndeksOnline/

