75 Mall Live Search
09:34 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / L A

Ylli i Barçës kontaktohet nga Atletico për një transferim gjatë verës

Drejtuesit e gjigantit të La Ligas, Atlético Madrid, po shqyrton seriozisht një lëvizje verore për yllin e Barcelona, Robert Lewandowski.

Kjo vjen mes pasigurisë së vazhdueshme rreth të ardhmes së polakut.

Sulmuesi Lewandowski, në këto momente, pritet të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Ish-lojtari i Bayern Munich është drejt skadimit të kontratës në “Camp Nou”, që do të thotë se do të jetë lojtar i lirë.

Më pak se gjashtë muaj para këtij momenti, klubet rivale tashmë kanë të drejtë të kontaktojnë me rrethin e Lewandowskit për të parë mundësinë e një bashkëpunimi sezonin e ardhshëm.

Dhe sipas raportimeve, një klub tashmë ka bërë pikërisht këtë.

Sipas “Fichajes”, duke cituar “El Desmarque”: “Atlético Madrid ka bërë tashmë një lëvizje. Në Metropolitano po mendojnë të nënshkruajnë me një sulmues veteran si lojtar i lirë, duke përsëritur një formulë që ka rezultuar e suksesshme në të kaluarën.”

“Suksesi” i përmendur i referohet transferimit të Luis Suárez nga Barcelona tek Atlético, përpara se të fitonte titullin e La Liga me fanellën e “rojiblancos