75 Mall Live Search
15:34 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / L A

Barcelona bën ankesë zyrtare në Federatën Spanjolle rreth ndeshjes ndaj Atleticos

Barcelona ka bërë ankesë zyrtare në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF).

Kjo për shkak se klubi janë ndier të dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madridit.

Barça, në faqen e tyre zyrtare njoftuan rreth këtij vendimi.

“Barcelona raporton se i ka dërguar një letër formale Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit RFEF drejtuar Presidentit të saj, Presidentit të Komitetit Teknik të Arbitrave CTA, kreut të VAR dhe Drejtorit të Këshillave Ligjore”, shkruhet në njoftimin e klubit katalanas.

Kujtojmë se në atë ndeshje, Barcelona u mposht nga Atletico Madridi me rezultat 4-0./IndeksOnline/