75 Mall Live Search
16:34 / E Diele, 15 Shkurt 2026 / G T

I pafat Zinchenko, dy minuta debutim te Ajaxi dhe lëndon gjurin!

Një moment i tmerrshëm për Oleksandr Zinchenko në debutimin e tij si titullar me Ajax, pasi u detyrua të largohej nga fusha vetëm pas dy minutash lojë për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

Mesfushori ukrainas, i cili më parë ka qenë pjesë e Manchester City dhe Arsenal, ishte bashkuar me klubin holandez për të rifituar formën fizike dhe për të pasur më shumë minuta në fushë. Megjithatë, rikthimi i tij mori një kthesë dramatike që në minutat e para të ndeshjes, shkruan Indeksonline

Sipas pamjeve të para, dëmtimi duket serioz dhe ekziston frika për një problem të madh në ligamentet e gjurit, megjithëse klubi ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi shkallën e lëndimit. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe lojtari u largua nga fusha i dëshpëruar, mes shqetësimit të tifozëve dhe bashkëlojtarëve./Indeksonline/