75 Mall Live Search
18:52 / E Diele, 15 Shkurt 2026 / F.R

Aksident i rëndë në Penuh të Podujevës, ka të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Penuh.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vërehet se një veturë është përplasur me anësoret e rrugës.

Dyshohet se ka edhe persona të lënduar në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca dhe policia ku po merren me rastin.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/