75 Mall Live Search
07:51 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / G T

Ditët vendimtare për katërshen e UÇK-së, sot flet avokati shqiptar

Edhe këtë të hënë do vazhdojë paraqitja e fjalëve përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila po përcjell nga afër këtë gjyq, ka dhënë detaje se çfarë pritet nga dita e sotme në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

“Furtuna Sheremeti nuk do të jetë avokatja e vetme shqiptare, zëri i së cilës do të dëgjohet në fjalët përmbyllëse këtu në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Është e rëndësishme që edhe një avokat tjetër do të flasë në këtë proces gjyqësor, sepse gjatë ditës së [sotme] avokati tjetër, Mentor Beqiri, do të marrë fjalën. Ai do flasë për mënyrën e krijimit të UÇK-së, zakonet dhe të drejtën zakonore të shqiptarëve për mbrojtjen e shtëpisë dhe tokës, si dhe arsyet që çuan në krijimin e guerilës me synim mbrojtjen e vendit dhe luftën për liri e pavarësi”, tha Mujku.