75 Mall Live Search
08:20 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / AR

“Shqiptarët hynë në chat”, postimi i Bebe Rexhës ndez rrjetin

Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një postim që është bërë viral brenda pak orësh.

“The Albanians have entered the chat” (Shqiptarët kanë hyrë në chat), ka shkruar ajo, duke nxitur menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit shqiptarë anembanë botës, shkruan Indeksonline.

Postimi u mbush me flamuj kuqezi dhe mbështetje për artisten, duke treguar edhe një herë fuqinë dhe prezencën e komunitetit shqiptar në rrjetet sociale.

Bebe Rexha njihet për faktin se shpeshherë ka shprehur hapur krenarinë për origjinën e saj shqiptare. Ajo ka folur në intervista të ndryshme për rrënjët familjare dhe lidhjen e fortë me kulturën shqiptare, duke u bërë një nga figurat më të suksesshme me prejardhje shqiptare në industrinë ndërkombëtare të muzikës.

Postimi i fundit dëshmon edhe një herë lidhjen e saj të ngushtë me fansat shqiptarë dhe ndikimin e madh që ka në rrjet./Indeksonline/