Fantastike, Ron Raçi në formacionin e javës, në Kroaci
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ron Raçi, është futur në 11-shen më të mirë të javës në Kroaci.
Mbrojtësi bëri paraqitje fantastike në ndeshjen e fundit me fanellën e Hajduk Splitit, shkruan Indeksonline
Raçi u vlerësua me notën 7.9 dhe është futur në formacionin e javës së bashku me treshen tjetër të mbrojtjes: Cabraja, McKenna dhe Paviçiq.
Ish-lojtari i Prishtinës bëri tri ndërhyrje të sakta, fitoi tri duele ajërore dhe tri në fushë. Bllokoi një goditje që po shkonte drejt portës./Indeksonline/

