75 Mall Live Search
09:58 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / KV

Policia nis hetimet për vdekjen e dy burrave në Graçanicë dhe në Istog

Policia e Kosovës përmes raportit-24 orësh dërguar mediave, ka njoftuar se ka nisur hetimet për dy raste vdekjeje në Graçanicë dhe në Istog.

Sipas policisë, në Graçanicë një burrë u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Rasti u iniciua si “Hetim i vdekjes”.

“Graçanicë/ 15.02.2026 – 13:30. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

Edhe në Istog, një burrë u gjet pa shenja jete, ndërkaq rasti u iniciua si “Hetim i vdekjes”.

“Istog/15.02.2026-08:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.