75 Mall Live Search
10:57 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / KV

Avokati: ZPS-ja gabimisht po përpiqet të lidhë praninë e Krasniqit në vendet ku thotë se janë kryer krime

Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, po paraqet fjalët përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

“Kryerja e krimeve nga anëtarë të policisë ushtarake, nuk është provë sipas nesh, që zotëri Krasniqi të ketë luajtur rol në këtë rregullore dhe që ky rol të ketë pasur kontribut të konsiderueshëm në kryerjen e krimeve”, tha Ellis.

Nga ana tjetër, avokati tha se Prokuroria e Specializuar, në dosjen përfundimtare, sipas tij, në mënyrë të gabuar përpiqet të lidh praninë e Krasniqit në disa vende krimesh të pretenduara, me krimet e kryera.

“Pa dhënë një dëshmi të vetme, apo provë të vetme nëse prania e tij ka kontribuar në ndonjë mënyrë në kryerjen e krimeve”, shtoi ai.