Hamza për buxhetin: Ka mungesë të investimeve në sektorë strategjik, menaxhon Status Quon
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamaz në seancën e jashtëzakonshme tha se në buxhetin e vitit 2026 vërehet mungesë e investimeve në sektorë strategjik.
Ndërsa ka pohuar se ky është një buxhet që menaxhon Status Quon.
“E kuptoj rëndësinë që vendi me pas buxhet. Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë. Ka vetëm dy arsye. E para që t’i pamundësojmë deputetëve që me diskutimet e tyre të japin dhe propozime dhe alternativa që ndikojnë pozitivisht në këtë dokument. Dhe e dyta nuk du me besu që kjo çështje lidhet me rastin e zgjedhjes së presidentes”, tha Hamza.
Ndërsa ka thënë se në këtë projektbuxhet, vërehet se ka mungesë të investimeve në sektorët strategjik./Indeksonline/

