75 Mall Live Search
15:13 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / S Z

Shala – Qeverisë: E keni ul buxhetin e ZRrE-së për mbi 16%, kjo është ndërhyrje flagrante në punën e tyre

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala sot në Kuvendin e Kosovës, ka folur në lidhje me shqetësimet që ka thënë se janë teknike në punën e Qeverisë.

Ai ka thënë se me këtë logjikë dhe program që ka parë tek buxheti i propozuar për vitin 2026, kjo Qeveri do të ballafaqohet me të njëjtat sfida.

Shala ka folur për sektorin e energjisë.

“Në tabel po e shof që ZRrE ka -16.29% mjete të planifikuara në këtë vit. Më thuaj kryeministër, si ke me e menagju sektorin energjetik, kur agjensionin rregullativ e ke ngulfat edhe ashtu ke fillu më herët, dhe tash bjen para situatës që as të hyrat që i ka pas mos me i pas.  Kjo është varësi direkte nga institucionet ekzekutive, kjo është me e humb pavarësinë rregullatori dhe me u detyru me shku te kompanitë që tash në mars kanë me na rrit çmimet, me i vlerësu Rregullatori ofertat dhe propozimet që i binë kompanitë shërbyese”,, ka thënë ai.

Ai e ka pyetur Kurtin se cila është autonomia e ZRrE-së që tash do të vlerësoj çmimin e energjisë, kur iu janë ulur të ardhurat.

“Edhe ashtu ka pak staf profesional, e keni ngulfat tash e 5 vjet, e keni obligu me kry shërbime jashtligjshëm në vlerësimin e të hyrave maksimale dhe sot prapë po  ibëni presion edhe financiar që ai në mars me na ngrit çmimin prap.  Kjo është ndërhyrje flagrante në punën e rregullatorit, i cili po var dhe po e bart mbi vete politikën tuaj. Iu rekomandoj me ndërru çasje, sepse Kushtetuta e ka parapa me pas rregullator. Nëse e mbyhtni rregullatorin, e keni mbyt sektorin dhe ekonominë”, ka shtuar Shala.