Zgjaten edhe për gjashtë muaj kontrollet kufitare nga ana e Gjermanisë
Gjermania do të vazhdojë kontrollet kufitare edhe gjashtë muaj pas 15 marsit, kur duhej të përfundonte si periudhë.
Kjo për shkak të situatës aktuale të sigurisë, ka deklaruar ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, për numrin e së hënës (16.02.2026) të gazetës “Bild”, transmeton albinfo.
Sipas raportimeve, njoftimi i ri po i dërgohet edhe Komisionit Evropian, ka raportuar gazeta, duke iu referuar burimeve brenda Qeverisë së kancelarit Friedrich Merz.
“Ne po i zgjasim kontrollet kufitare me vendet tona fqinje – kontrollet kufitare janë element i riorganizimit tonë të politikës së migrimit në Gjermani”, ka deklaruar Dobrindt.

