U lëndua në ndeshjen e tij të dytë me Ajaxin, përfundon sezoni për Zinchenkon
Mbrojtësi ukrainas, Oleksandr Zinchenko u lëndua së fundi.
Në ndeshjen e tij të dytë me Ajaxin, ai pësoi një lëndim të rëndë në gju, gjatë ndeshjes kundër Heracles Almelos.
Më tutje klubi i tij, Ajax njoftoi se lëndimi i tij ishte i rëndë dhe ky sezon për të ka mbaruar, pasi do të mungojë rreth 10 muaj.
Zinchenko, erdhi me shumë bujë nga Arsenali, ku tentoi të rikthente formën në “Eredivisie”./IndeksOnline/

