75 Mall Live Search
18:49 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / B XH

18-vjetori i pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re të Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, do të zhvillojë disa takime.

Sipas agjendës, nesër me fillim të orës 14:00, kryeparlamentarja e pret në takim nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj.

Ndërsa në orën 15:35, ajo do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.