75 Mall Live Search
21:27 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / F.R

Prishtinë: Transporti publik falas për nder të pavarësisë dhe protestës për ish-krerët e UÇK-së

Drejtoria e Mobilitetit ka njoftuar qytetarët se më 17 Shkurt, në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transporti publik në Kryeqytet do të jetë falas gjatë gjithë ditës.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë me vendim të Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë aktiviteteve festive.

Po ashtu, bëhet e ditur se vendimi vjen edhe në mbështetje të protestës për drejtësi, në mbrojtje të luftës çlirimtare dhe të çlirimtarëve që po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Drejtoria e Mobilitetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë transportin publik, duke kontribuar kështu në mbarëvajtjen dhe organizimin dinjitoz të aktiviteteve që do të zhvillohen në Kryeqytet në këtë ditë të rëndësishme për vendin./IndeksOnline/