75 Mall Live Search
23:59 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / L A

Flick pas humbjes: Girona e meritonte fitoren

Girona arriti sonte fitoren e madhe në La Liga.

Ata mposhtën rivalin regjional, Barcelonën me rezultat 2-1 duke e bërë më interesante garën për titull.

Trajneri i Barçës, Hansi Flick foli pas ndeshjes ku tha se ishin shumë të këqij.

“Mendoj se Girona e meritonte këtë fitore. Ishim shumë të këqij, shumë shumë të këqij! Ishim të këqij, veçanërisht në mbrojtje dhe në tranzicione.”Bëmë kaq shumë gabime. Pozicionimi ynë ishte shumë i keq në mesfushë. Lënimë shumë boshllëqe dhe nuk po bënim presion. Ishim shumë të hapur dhe pranuam shumë gola”, deklaroi Flick./IndeksOnline/