75 Mall Live Search
08:06 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / G T

Alkool dhe me të dashurat – kështu e kaluan një festë të “çmendur” disa futbollistë të Chelseat

Tre futbollistë të Chelseat kanë shkuar në Dubai për t’i kaluar disa ditë pushimi – sidomos pas fitores ndaj Hull Cityt në FA Cup.

Cole Palmer, Joao Pedro dhe Marc Cucurella janë tre futbollistët që kanë marrë leje nga Liam Roseniori për të udhëtuar drejt Dubait, shrkuan Indeksonline

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihen kjo treshe në një klub nate duke festuar.

Duket se në tavolinën e tyre ka alkool dhe femra – por siç raportojnë mediat në Britani – ato janë të dashurat e futbollistëve.

Kujtojmë se Chelsea rikthehet në aksion të shtunën ndaj Burnleyt./Indeksonline/