75 Mall Live Search
13:31 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / AR

Artistët shqiptarë urojnë 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, figura të njohura të artit dhe skenës publike shqiptare kanë përcjellë urimet dhe mesazhet e tyre festive në rrjetet sociale, duke shprehur krenarinë dhe dashurinë për vendin.

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi publikoi një mesazh emocionues, duke shkruar: Urime Kosova ime!

Edhe Dafina Zeqiri ndau me ndjekësit e saj urimin në gjuhën angleze ku shkruan: Urime dita e Pavarësisë Kosovë.

Aktori dhe humoristi Fatmir Spahiu ndau pamje nga Prizreni, ku ka vënë në fokus flamujt kuq e zi.

Ndërsa legjenda e muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu me një shkrim të gjatë u uroi të gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e Pavarësisë.

Urimeve iu bashkuan edhe artistet Gresa Pallaska dhe Gresa Behluli, të cilat ndanë fotografi dhe simbole kombëtare për të shënuar këtë ditë të veçantë.

Reperi Capital T dhe modelja e këngëtarja shqiptare Oriola Marashi gjithashtu shprehën publikisht urimet e tyre.

18-vjetori i Pavarësisë u shënua me aktivitete të shumta festive në mbarë vendin, ndërsa mesazhet e figurave publike morën vëmendje të madhe nga ndjekësit dhe publiku shqiptar kudo në botë./Indeksonline/