Raphinha reagon ashpër ndaj gabimeve të gjyqtarëve: Do fitojmë edhe nëse janë kundër nesh!
Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha ka dhënë një deklaratë të fuqishme në lidhje me ndrajen e drejtësisë në ndeshjet e La Ligas.
“Ka shumë gjëra për të përmirësuar, por jo vetëm tek ne. Është shumë e komplikuar kur rregullat ndryshojnë, në varësi të situatës në favorin apo kundër nesh,” tha ai.
Megjithatë, braziliani nuk humbi vendosmërinë:
“Por nëse duhet të luajmë kundër kujtdo për të fituar, nuk ka problem… Ne do ta bëjmë.”
Kujtojmë që Barcelona mbrëmë pësoi humbje ndaj Gironas, me një faul gjatë aksionit që s’u cilësua si i tillë nga sistemi VAR dhe gjyqtari kryesor./Indeksonline/

