75 Mall Live Search
15:20 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / S Z

Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”

Ka përfunduar marshi “Drejtësi, jo politikë”, i cili ka mbledhur mijëra qytetarë në sheshin e Prishtinës.

Protestues të shumtë me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,  me thirrjet UÇK-UÇK, e me pankarta në duar “Në emer të popullit liri”, e “Historia nuk mund të rishkruhet”, kanë marshuar sheshin e Prishtinës.

Pjesëmarrësit kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Marshit i është bashkuar dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani./Indeksonline/