75 Mall Live Search
15:42 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / G T

Bukayo Saka në histori, firmos kontratë të re me Arsenalin

Arsenal ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me yllin anglez Bukayo Saka, duke e lidhur atë me klubin për pesë vitet e ardhshme.

Me marrëveshjen e re, Saka pritet të bëhet lojtari më i paguar në historinë e klubit, me pagë që tejkalon 300 mijë paund në javë, shkruan Indeksonline

Saka ka qenë një nga figurat kyçe të ekipit në sezonet e fundit, duke kontribuar me gola dhe asistime vendimtare, si dhe duke u shndërruar në lider në fushë./Indeksonline/