75 Mall Live Search
17:28 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / Gj Sh

Debati i ashpër me gjyqtarin, dënime të rënda për Chiellini e Comolli

Dy drejtorët e Juventusit, Damien Comolli dhe Giorgio Chiellini kanë marr dënime të rënda.

Kjo pasi aty dy së bashku me trajnerin Luciano Spalletti patën debat të ashpër me gjyqtarin e ndeshjes kundërt Interit, Federico La Penna, shkruan IndeksOnline.

Ata reaguan për shkak të kartonit të kuq i cili iu dha Pierre Kalulu.

Pasi shqyrtoi raportin e ndeshjes së gjyqtarit, gjyqtari sportiv Gerardo Mastrandrea vendosi sanksione ndaj drejtuesve të Juventusit.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Damien Comolli mori një pezullim deri më 31 mars dhe një gjobë prej 15,000 eurosh “për miratimin e një qëndrimi agresiv dhe seriozisht kërcënues ndaj gjyqtarit në tunelin që të çonte në dhomat e zhveshjes në fund të pjesës së parë, duke kërkuar kontakt fizik, i cili u parandalua falë ndërhyrjes së trajnerit të Juventusit dhe anëtarëve dhe stafit të tjerë”.

Drejtori ekzekutiv i klubit “gjithashtu ofendoi rëndë gjyqtarin dhe përsëriti këtë sjellje para dhomës së zhveshjes së gjyqtarëve”.

Giorgio Chiellini është pezulluar deri më 27 shkurt 2026, “sepse, në fund të pjesës së parë, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, protestoi në mënyrë të shqetësuar dhe pa respekt kundër gjyqtarit, duke e përsëritur këtë sjellje para dhomës së zhveshjes së gjyqtarëve”. Ai gjithashtu “në të njëjtin kontekst, tha vërejtje fyese kundër zyrtarëve të ndeshjes”, një shkelje që “u vu re nga një ndihmës gjyqtar”.

Ndërkohë për trajnerin e Juventusit, Luciano Spalletti, nuk pati asnjë dënim./IndeksOnline/