Skiatorja thyen këmbën në majën e Ram Aruqit, intervenon SHKSHMK-ja
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës sot ka zhvilluar një operacion shpëtimi të një turiste ski-bjeshkatare, e cila ka thyer këmbën gjatë aktivitetit të skijimit.
Sipas SHKSHMK-së, viktimës në vendngjarje i është dhënë ndihma e parë duke e imobilizuar frakturën dhe përgatitur për evakuim.


“Aksidenti ka ndodhur në afërsi të majës së Ram Aruqit, në kreshtën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë masivin e Bjeshkëve të Nemuna.
Operacioni është ekzekutuar me teknika të bartjes me barrelë dhe motosajë” thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se operacioni ka përfunduar me dorëzimin e të lënduarës tek ekipet e urgjencës.



