Kearns: Mbështetja ime për Kosovën është udhëhequr gjithmonë nga bindja se populli i saj ka të drejt të jetojë në paqe
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pas marrjes së medaljes presidenciale, nga presidentja Vjosa Osmani.
Ajo deklaron se mbështetja e saj për Kosovën është udhëhequr gjithmonë nga bindja se populli i Kosovës ka të drejt të jetojë në paqe, siguri dhe dinjitet, transmeton IndeksOnline.
“Është një nder i vërtetë të merrja Medaljen Presidenciale të Meritës për mbështetjen time për paqen dhe sovranitetin e Kosovës.
Mbështetja ime për Kosovën është udhëhequr gjithmonë nga bindja se populli i saj ka të drejt të jetojë në paqe, siguri dhe dinjitet, dhe se ne kemi detyrë të qëndrojmë të vendosur me aleatët tanë që përballen me irredentizëm dhe ambiciet imperialiste.
Kaq shumë veteranë kanë shërbyer në nivel lokal në Kosovë, dhe vendosmëria ime forcohet nga një vendosmëri për të mos lejuar që shërbimi i tyre të shkojë kot” shkroi Kearns.

