75 Mall Live Search
08:49 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / H F

Publiku ka vendosur, kush është banori më i parapëlqyer deri në këtë pikë të lojës në “BBVA”

Mateo është zgjedhur nga publiku si banori më i parapëlqyer deri në këtë pikë të lojës.

“Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur. I falënderoj jashtë mase. Jemi këtu vetëm prej publikut dhe gjykohemi prej tij”, u shpreh Mateo.

Mateo, si i parapëlqyeri i publikut, bëri një  zgjedhje që kishte lidhje me nominimet.

Ai duhet të zgjidhte 5 banorë, që do fitonin imunitet dhe ai vendosi:  Gimbo, Shëndriti, Kristi, Greta, dhe Brikena.

Ndërkohë në televotim nga një nominim ballë për ballë shkuan, Miri, Selin, Mali, Marko dhe Juela.