Gianluca Prestianni mohon akuzat se kishte fyer në baza racore Vinicius Jr-in
Futbollisti i Benficas, Gianluca Prestianni, ka mohuar akuzat për fyerje raciste ndaj futbollistit të Real Madridit, Vinicius Jr-i.
Ai pas ndeshjes së mbrëmshme ka thënë se asnjëherë nuk ka qënë racist dhe se braziliani e ka keqkuptuar atë që kishte dëgjuar, shkruan IndeksOnline.
Prestianni po ashtu ka deklaruar se pas atij mometi ka marrë edhe kërcënime nga lojtarët e tjerë te Real Madridit.
“Dua të sqaroj se në asnjë moment nuk kam drejtuar fyerje raciste ndaj Vini Jr-it, i cili për fat të keq e keqkuptoi atë që mendonte se kishte dëgjuar. Nuk kam qenë kurrë racist me askënd dhe pendohem për kërcënimet që kam marrë nga lojtarët e Real Madridit”, ka deklaruar Gianluca Prestianni.
Kujtojmë se pas golit të shënuar, Vinicius Jr-i refuzoi të luante për shkak të fyerjeve raciste, që sipas tij erdhen direkt nga Prestianni, por edhe nga tifozët e Benficas./IndeksOnline/

