75 Mall Live Search
13:01 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / MSH1

Plani ROADPOL/ Policia kontrollon autobusë dhe kamionë

Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 09 deri më 15 shkurt, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit.

Kjo u bë me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, transmeton IndeksOnline.

Në fokus ishte kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, kamionë dhe autobusë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 929 pika të kontrollit të mjeteve ku janë kontrolluar 2,366 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve.

Për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 406 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.