75 Mall Live Search
09:25 / E Hënë, 22 Qershor 2026 / P M

Kanos me vrasje katër policë dhe dëmton kompjuterin në stacion, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka kanosur me vrasje katër zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare, si dhe ka dëmtuar një kompjuter brenda stacionit policor.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 21 qershor 2026, rreth orës 13:30. I dyshuari, mashkull kosovar, fillimisht ka kërcënuar verbalisht katër zyrtarë policorë, ndërsa më pas, derisa ndodhej në ambientet e stacionit policor, ka dëmtuar një kompjuter në një nga zyrat e stacionit.

Pejë / 21.06.2026 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur verbalisht me vrasje katër zyrtarë policorë derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare dhe brenda në stacion policor në një zyrë e ka dëmtuar një kompjuter.  I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.