75 Mall Live Search
19:04 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / Z S

Rama: Mësimi tërëditor, prioritet i arsimit në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se mësimi tërëditor mbetet një nga reformat më të rëndësishme në arsimin e kryeqytetit.

Rama theksoi se së bashku me Drejtorinë e Arsimit kanë diskutuar për zbatimin e këtij modeli në dy fazat e para, sfidat e hasura dhe hapat e ardhshëm të reformës.

Në fokus mbeten ndërtimi i shkollave të reja, riorganizimi i rrjetit shkollor, përmirësimi i cilësisë në organizim, si dhe forcimi i bashkëpunimit me shkollat dhe partnerët jashtë saj.

“Kryeqyteti mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor dhe të qëndrueshëm”, tha Rama, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe komunitetit arsimor.