75 Mall Live Search
20:54 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / Z S

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Gjatë mbrëmjes së sotme një person është gjetur pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Xhelal Hajda’’ në Prishtinë rreth orës 19:00.Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Polcisë së Kosovës për Indeksonline.

‘’Sot rreth orës 19:00 policia ka pranuar informatën se në rrugën Xhelal Hajda në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes’’ ka thënë Enis Pllana – zëdhënës i PK-së për rajonin e Prishtinës.

Më tutje është bërë e ditur se Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit./Indeksonline/