75 Mall Live Search
08:03 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / MSH1

Bad Bunny debuton në kinematografi, siguron rolin e parë në një film

Bad Bunny ka siguruar rolin kryesor në një film epik, që do të nisë xhirimet shumë shpejt.

Filmi, i titulluar “Porto Rico”, shënon rolin e parë kryesor në film për artistin.

Në kast përfshihen edhe Viggo Mortensen, Edward Norton dhe Javier Bardem, transmeton IndeksOnline.

Drama historike bazohet në jetën e revolucionarit portorikan, José Maldonado Román, i njohur si Águila Blanca.

Aksioni zhvillohet në ishull në fund të shekullit të 19-të, kur Román luftoi kundër kolonializmit si udhëheqës i një bande ish-të dënuarish.

Projekti vjen pas performancës së suksesshme të Bad Bunny-t në shfaqjen e pushimit të Super Bowl-it, në fillim të këtij muaji.

Paraqitja e tij, e cila u ndoq nga 128.2 milionë shikues në të gjithë botën, ka rritur kërkimet e fluturimeve për në Porto Riko, që është vendlindja e artistit./IndeksOnline/