75 Mall Live Search
08:07 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / G T

S’e besonin dot, kështu e përjetuan barazimin mbrëmë tifozët e Arsenalit

Skuadra e Arsenalit mbrëmë barazoi 2:2 ndaj Wolvesit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Premier League.

Tifozët e Arsenalit s’mund ta besonin që skuadra e tyre barazoi 2:2 ndaj Wolvesit mbrëmë, shkruan Indeksonline

Të dëshpëruar tej mase dhe me duar mbi kokë – kështu e përjetuan këtë barazim, që e bën garën më të fortë për titull kampioni.

Arsenali përkundër barazimit vazhdon të jetë lider me pesë pikë më shumë se Manchester City – por kjo e fundit tashmë ka një ndeshje më pak.

Poashtu, në muajin prill – Manchester City dhe Arsenal takohen me njëri-tjetrin, ndeshje kjo që zhvillohet në “Etihad”./Indeksonline/