75 Mall Live Search
08:32 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / AR

Reperja po bën ndryshim, do t’i zvogëlojë të pasmet

Cardi B po planifikon të bëjë një ndryshim në pamjen e saj, pasi planifikon të heqë implantet e të pasmeve pas turneut të saj “Little Miss Drama”.

Rrëfimi erdhi pasi Kelani komentoi për trupin e saj në prapaskenë në një paraqitje të përbashkët në koncertin e Cardi B-së në Los Angeles të hënën, më 16 shkurt, ku kënduan së bashku këngën “Safe”.

“Ke të pasme të madhe”, dëgjohet të thotë Kelani në një video që u bë virale dhe u postua në Instagram nga një producent radiofonik. Këngëtarja shihet duke prekur me shaka të pasmet e reperes dhe më pas zbuloi planet e saj.

“Pas këtij turneu, do të heq disa”, tha ajo, duke iu drejtuar Kelanit. “Pas këtij turneu, nuk dua të dëgjoj nga askush për tre muaj. Do të shkoj në Kolumbi, askush nuk më shqetëson, asgjë. Do ta nxjerr këtë jashtë”, shtoi ajo.

Cardi B ka folur për operacionet e saj plastike. Që kur u bë e famshme në vitin 2017, ajo i është nënshtruar disa procedurave dhe nuk ka hezituar të ndajë përvojat e saj.

Në moshën 21-vjeçare, ajo i injektoi të pasmet e saj një material që nuk është miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave. Procedura, e cila kushtoi 800 dollarë, u krye në një bodrum në Queens, New York. “Ata nuk ta mpijnë fare të pasmet“, tha ajo për GQ në vitin 2018. “Ishte dhimbja më therëse që kam ndjerë ndonjëherë. Ndjeva sikur do të më binte të fikët. Ksha pak marramendje”.

Duke folur për të njëjtën temë në një podcast shtatorin e kaluar, ajo e bëri të qartë se nuk i ishte drejtuar kirurgjisë kozmetike për shkak të pasigurisë për imazhin e saj. Në vend të kësaj, vendimi i saj kishte të bënte me dashurinë e saj për një lloj të caktuar trupi.