Prizren: U vetaksidentua me trotinet, një person në gjendje të rëndë
Një person është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u vetaksidentua me trotinet.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:45, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.
Sipas policisë, viktima u shoqërua së pari në Spitalin e Prizrenit, për t’u bartur më pas në QKUK, për shkak të plagëve të rënda në trup.
“Sipas mjekëve, gjendja e tij është kritike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti po hetohet si “Aksident trafiku me lëndime”./IndeksOnline/

