75 Mall Live Search
11:51 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / F.R

Edhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e kalon projektligjin për buxhetin

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka miratuar pikat e rendit të ditës, ndër të cilat ishte edhe Projektligji për buxhetin e vitit 2026.

Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e komisionit kanë shqyrtuar projektligjin dhe më pas e kanë votuar atë.

Me miratimin e pikave të rendit të ditës dhe projektligjit për buxhetin, komisioni ka vijuar me procedurat e parapara në kuadër të punës së tij.