75 Mall Live Search
12:54 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / OSH

Real Madridi del me një deklaratë zyrtare për rastin e Viniciusit, dorëzon dosjen në UEFA

Real Madridi i ka dorëzuar UEFA-s këtë të enjte rezultatet e hetimit të saj mbi atë që ndodhi të martën e kaluar në Da Luz gjatë ndeshjes ndaj Benfica-s.

Real Madridi mblodhi informacione rreth asaj që ndodhi në stadiumin e Benfica-s pas golit të Viniciusit, përpara se ndeshja të pezullohej përkohësisht pas aktivizimit të protokollit antiracist nga gjyqtari François Lexetier, pasi Vinicius raportoi fyerje nga Prestianni, lojtari argjentinas i Benfica-s.

Real Madridi e përqendroi hetimin e tij kryesisht në atë që ndodhi në tribunat e stadiumit Estádio da Luz , ku disa tifozë vendës bënë gjeste raciste ndaj lojtarëve të Madridit, veçanërisht Vinicius, pasi i konsiderojnë fyerjet e dyshuara nga Prestianni ndaj brazilianit të vështira për t’u provuar.

Lojtari i Benfica-s thuhet se e quajti sulmuesin anësor të Madridit “majmun” në mënyrë të përsëritur, megjithëse e bëri këtë me fytyrën e mbuluar nga bluza.

Deklarata nga klubi është si më poshtë:

“Real Madrid CF-ja njofton se sot i ka paraqitur UEFA-s të gjitha provat e disponueshme në lidhje me incidentet që ndodhën të martën e kaluar, më 17 shkurt, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që ekipi ynë luajti në Lisbonë kundër SL Benfica.

Klubi ynë ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me hetimin e hapur nga UEFA-ja pas episodeve të papranueshme të racizmit të përjetuara gjatë asaj ndeshjeje”./Indeksonline/