Shukri Buja takohet me ish-kryeprokurorin e Tribunalit të Hagës, vizitojnë Memorialin Përkujtimor në Reçak
Shukri Buja së bashku me ish ish-kryeprokurorin e Tribunalit të Hagës Sir Geoffrey Nice dhe Taulant Hodajn, kanë vizituar sot Memorialin Përkujtimor në Reçak, ku janë takuar me banorët dhe të mbijtuarit e masakrës, që janë dëshmitarë të gjallë të një plage që mbetet e hapur në kujtesën tonë kolektive.
Buja ka thënë se prania e Sir Geoffrey Nice në Reçak ka një domethënie të veçantë historike dhe morale.
“Ai është simbol i drejtësisë ndërkombëtare, njeriu që me guxim, integritet dhe profesionalizëm udhëhoqi ndjekjen penale kundër Slobodan Milosheviqit, duke e vendosur para përgjegjësisë një regjim që shkaktoi vuajtje të panumërta. Kontributi i tij në mbrojtjen e së vërtetës dhe të drejtës, përfshirë edhe mbështetjen time pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, për mua eshtë teper i çmuar”, ka thënë Buja.
Postimi i plotë i Bujës:
Sot, me ndjenjë të thellë respekti, përgjegjësie dhe përulësie para historisë, qëndruam në Memorialin Përkujtimor në Reçak, së bashku me mikun e madh të së vërtetës dhe drejtësisë, Sir Geoffrey Nice, si dhe me mikun Taulant Hodaj.
Në tokën ku ndërgjegjja e botës u trondit nga krimi i rëndë ndaj civilëve të pafajshëm, u takuam me banorë dhe të mbijetuar të masakrës, dëshmitarë të gjallë të një plage që mbetet e hapur në kujtesën tonë kolektive. Vizituam kompleksin memorial, shtëpitë dhe vendet kyçe ku u morën jetë të pafajshme, por ku nuk u shua kurrë dinjiteti, qëndresa dhe e vërteta.
Prania e Sir Geoffrey Nice në Reçak ka një domethënie të veçantë historike dhe morale.
Ai është simbol i drejtësisë ndërkombëtare, njeriu që me guxim, integritet dhe profesionalizëm udhëhoqi ndjekjen penale kundër Slobodan Milosheviqit, duke e vendosur para përgjegjësisë një regjim që shkaktoi vuajtje të panumërta.
Kontributi i tij në mbrojtjen e së vërtetës dhe të drejtës, përfshirë edhe mbështetjen time pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, për mua eshtë teper i çmuar.
Jam thellësisht i nderuar nga vizita e tij në këtë vend martirizimi.
Mirënjohja ime dhe e popullit të Kosovës ndaj tij është e përhershme.
I dëshiroj jetë të gjatë, shëndet dhe forcë, sepse figura si ai janë garanci se e vërteta nuk zbehet, drejtësia nuk përkulet dhe sakrifica e të rënëve nuk harrohet.
Përherë mirënjohës!

