75 Mall Live Search
14:48 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / G T

Lamine Yamal fillon agjërimin, Barcelona përgatit plan të veçantë ushqimor!

Talenti i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka nisur agjërimin e muajit të Ramazanit, ndërsa stafi i klubit katalanas ka përgatitur një plan të posaçëm ushqimor për ta mbështetur gjatë kësaj periudhe.

Muaji i Ramazanit kërkon agjërim gjatë gjithë ditës, nga lindja deri në perëndim të diellit, përgjatë një muaji të plotë, shkruan Indeksonline

Siç raporton “Diario AS” Barcelona po punon ngushtë me ekipin mjekësor dhe nutricionistët për të garantuar që Yamal të ruajë nivelet optimale të energjisë dhe rikuperimit, pavarësisht ngarkesës së ndeshjeve dhe stërvitjeve.

Ramazani pritet të përfundojë në fund të marsit, në javën e zhvillimit të Finalissima-s, një periudhë e rëndësishme në kalendarin ndërkombëtar../Indeksonline/