Thibaut Courtois blen aksione te skuadra franceze
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois i ka hyrë biznesit.
Sipas raportimeve, Courtois ka blerë aksione te skuadra franceze, Le Mans, shkruan IndeksOnline.
Gardiani belg përmes kompanisë së investimeve NxtPlay, që e bashkëthemeloi, do të ketë aksione edhe te skuadra nga kryeqyteti francez.
L’Equipe raporton pak më shumë se gjashtë muaj pasi Outfield bleu një aksion në klub, fondi brazilian i investimeve është gati të bëhet aksionari kryesor i Le Mans FC.
Kështu, Courtois i bashkohet një grupi investitorësh, ku bëjnë pjesë edhe Novak Djokovic, Felipe Massa dhe Kevin Magnussen./IndeksOnline/


