75 Mall Live Search
16:39 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / Gj Sh

Zyrtare: Bukayo Saka vazhdon kontratën me Arsenalin

Skuadra e Arsenalit e ka ”blinduar” Bukayo Saka me kontratë të re.

Sulmuesi anglez ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate, për pesë vitet e ardhshme, shkruan IndeksOnline.

24-vjeçari debutoi me Arsenalin në vitin 2018, ku nga ajo kohë ka shënuar 78 gola në 300 ndeshje zyrtare, duke u bërë golashenuesi më i mirë i klubit.

Me kontratën e re, Saka do të jetë futbollisti më i paguar i Arsenalit, me pagë mbi 300 mijë funte në javë./IndeksOnline/