Aksidenti i rëndë në Mitrovicë, policia jep detaje
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Mitrovicës.
Nga ky aksident katër persona kanë pësuar lëndime. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin Kçiq.
Kështu ka bërë të ditur Zëdhënësi rajonal i policisë së Mitrovicës së Jugut, Avni Zaiti.
Ai tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor./Indeksonline/

